Vjosa Osmani dhe Recep Tayyip Erdogan. Foto: Vjosa Osmani/Twitter

Presidentja Vjosa Osmani solidarizohet me homologun e saj turk pas sulmit me bombë në Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë tha të dielën se dy terroristë e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Solidariteti ynë i plotë me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin e Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të lënduar” – ka thënë Osmani.

Mediat turke raportuan më herët se një shpërthim u dëgjua afër Parlamentit dhe ndërtesave ministrore.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social X se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.