Presidentja Osmani përkujton Betejën e Çabratit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 vjetorin e Betejës së Çabratit në Gjakovë.

Osmani ka thënë se 26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së, në përpjekjen e tyre për tu dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre, ranë heroikisht 24 vite më parë.

“Afro 100 banorë civilë u vranë në mënyrë mizore nga makineria gjenocidale serbe, mbi 300 u rrëmbyen me dhunë, teksa lufta për mbrojtjen e pragut të shtëpisë kishte marrë hov gjithandej, afro një muaj përpara se Kosova të bëhej e lire” – ka thënë Osmani.