Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani: Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për mundësinë e dërgimit të Kushtetuese nga deputetët e opozitës çshtjen e mosdekretimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Në një konferencë për media, Presidentja Osmani tha që kushdo që e lexon vendimin e saj për mosdekretim e kupton që vendimi i saj ka qenë i drejtë, vetëm nëse opozita dëshiron betejë politike me presidenten atëherë i drejtohen Kushtetueses.

“Kushdo që e lexon këtë dokument dhe e sheh se sa masive janë shkeljet në këtë procedurë nuk do ta merrte përsipër që ta dërgonte një vendim të tillë në Gjykatë Kushtetuese sepse nuk ka bazë ligjore për të kontestuar diçka që në fakt merret pikërisht për të kthyer ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë në këtë proces”- tha ajo.

“A në qoftë se për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike, nuk është betejë ligjore. Dhe kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”- shtoi ajo.

Sot në konferencë për media, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se nuk do ta dekretojë Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit, për shkak të “shkeljeve masive në këtë proces”.

Blerim Isufaj ishte votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit me 11 vota pro.

Emri i tij ishte propozuar që nga 16 prilli i vitit të kaluar por që dekretimi i Isufajt kishte ngecur në zyrën e Presidentes Osmani.

Presidentja Osmani: Është shqetësuese kur zyrtarë institucionesh mendojnë se mund të kërcënojnë kreun e shtetit