Presidentja Osamani: Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në dialog sa herë që ftohemi nga BE-ja

Presdientja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani ka thënë se janë të gasthëm që të marrin pjesë në dialog sa herë që ftohen nga Bashkimi Evropian.

“Përderisa mund të garantojë për vullnetin e Kosovës nuk mund të garantoj për Serbinë sepse puna e tyre është që të zvarritet procesi. Nuk mund të vazhdojë të akomodohet Vuçiq siç po akomodohet”, ka thënë Osmani.

Më 4 prill 2021, vetëm në ruandin e tretë, Vjosa Osmani, që ishte deputetja më e votuar nga zgjedhjet e atij viti, mori besimin e deputetëve për të qenë presidente e Republikës së Kosovës.

Osmani erdhi në krye të Presidencës, falë votave të deputetëve të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, por edhe fal shumicës së deputetëve të LDK-së që qëndruan në sallë dhe votuan, ndonëse kundër, por që ishin të domosdoshme për të siguruar proces të rregullt kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

365 ditët e Vjosa Osmanit si ‘shefe e shtetit’