Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosoves

Osmani, thirrje që të gjobiten personat që deklarojnë se nuk ka virus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka shpalosur disa nga arsyet për votim të ligjit për menaxhim të pandemisë që e kishte propozuar para disa muajsh.

Osmani gjithashtu tha se në mesin e shumë funksioneve që do rregullohen përmes këtij ligji është edhe ndëshkimi për personat që deklarojnë se nuk ka virus.

“Nëpërmjet këtij ligji duhet të parashihen gjoba për personat që pozitën e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus, duhet të ketë gjoba konkrete”, tha Osmani.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 7 août 2020