Presidentja e Kosovës nesër pret me ceremoni shtetërore presidentin kroat, Zoran Milanoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pret për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Kjo pritje do të organizohet në ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Presidenca, e cila ka njoftuar për vizitën, ka njoftuar se pas pritjes me ceremoni shtetërore, do të ketë konferencë për media.

Socialdemokrati Zoran Milanoviq është zgjedhur president i Kroacisë në janar të vitit 2020 pasi kishte mposhtur ish-presidenten, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Zoran Milanoviq është zgjedhur president i Kroacisë

Presidenti i Kroacisë, Milanoviq: Nuk mund të ofroj garanci për Thaçin