Presidentja e Komisionit Evropian: Do të bëjmë gjithçka për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, janë takuar gjatë ditës së sotme dhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Presidentja Osmani tha se vizita e presidentes së KE-ë, rikonfirmon përkushtimin e Komisionit Evripian ndaj vendit tonë.

“Shpresojmë që me një bashkëpunim të afërt do të lehtësojmë krizën me rritjen e çmimit të energjisë. Siç biseduam ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete për integrimin evropian. Kjo është natyrisht për vendet që duan integrimin. Vizita juaj është dëshmi për këtë megjithatë duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE” – tha Osmani.

Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar.

“Ka kaluar kohë e gjatë që pavarësisht plotësimit të të tgjitha kritereve ende nuk ka liberalizim të vizave. Shpresojmë shumë që thirrja e Komisionit Evropian të respektohet nga të gjitha shtetet anëtare” – tha Osmani.

Edhe Ursula von der Leyen, tha se përpjekjet për të fuqizuar sundimin e ligjit janë njohur edhe nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

“E e dini që e keni një aleat, i keni përmbushur kriteret dhe e meritoni. Kemi konfirmuar që i plotësoni kriteret. Detyra jonë është që të bindim Këshillin Evropian. Do të bëjmë gjithçka për këtë rrugëtim”, – tha ajo.

Ajo ka përmendur edhe shkatërrimin që i ka bërë Rusia Ukrainës.

“Rusia po e terrorizon Ukrainën. Rusia po e përdorë energjinë për të manipuluar tregjet, natyrisht edhe ju jeni prekur. BE nuk do të dorëzohet kurrë ndaj këtij dhe do të jetë me ju dhe do të trajtojmë këtë krizë.  Duhet ti bashkoheni përpjekjeve për blerjen e gazit. Po përpiqemi që të mos i lëmë çmimet të shkojnë shumë lartë” – shtoi ajo.

Ajo ka përmendur një mbështetje financare rreth 73 milion euro që do ti japin.

Ajo tha se vendi i Kosovës është në BE dhe këtë po e konfirmon Kosova çdo ditë.