Presidenca çeke e BE-së: Jemi afër një kompromisi për liberalizimin e vizave

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian thotë se janë afër një kompromisi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zyrtarja për media e presidencës çeke, Emma O’Driscoll ka thënë se data me të cilën po punojnë aktualisht është 1 janar i vitit 2024, pa dhënë detaje të tjera.

“Jemi afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën po punojmë është aktualisht  1 janar 2024 . Kjo është gjithçka që mund të themi në këtë fazë”- tha O’Driscoll në një përgjigje për KALLXO.com.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave, ndonëse ka plotësuar të gjitha kriteret për këtë çështje.