Premtimi i LDK-së për numrin e zëvendësministrave, nuk është mbajtur as në Ministrinë e Punës

Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, është marrë përsipër të udhëhiqet nga Nisma, ku emri i propozuar nga ky subjekt është Skender Reçica.

E zëvendës të Reçicës në këtë ministri janë tre burra, dy nga ta nga komuniteti jo shumicë ndërsa tjetri nga LDK.

Bashkim Krasniqi është emëruar zëvendësministrër nga Partia Egjiptiane Liberale, Besart Dreshaj zëvendësministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Adnan Redzeplar nga Partia Demokratike Vatan.

Katër poste janë ndarë në këtë parti dhe të gjithë janë emëruar burra, asnjë grua.

Ndërsa, sa i përket numrit të zëvendësministrave, premtimi i parë në plan programin qeverisës të LDK-së ishte zotimi për “qeveri me 12 ministri e 24 zëvendësministra”.

Kryeministri Avdullah Hoti ka filluar të emërojë zëvendësministra nëpër ministri të ndryshme. Në list të dërguar në KALLXO.com nga Zyra e Kryeministrit del se deri më tani, ka emëruar 46 zëvendësministra.

Ky numër pritet të shtohet ditëve në vazhdim meqë janë tri ministri që deri më tani kanë vetëm nga një zëvendësministër të emëruar. Ndërkohë, janë 5 ministri të tjera në të cilat janë emëruar vetëm nga 2 zëvendësministra.

Mashtrimi i LDK-së për qeveri të vogël