Qeveria Kurti II

Kurti emëron zëvendësministra në katër ministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra,

Zëvendësministrat e emëruar janë: Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas një komunikatë të Qeverisë, Kurti i ka uruar zëvendësministrat për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Deri m​ë tani, me vendim të kryeministrit janë emëruar 15 zëvendësministra.