Plus dy zëvendësministra në Qeverinë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emruar dy zëvendësministra.

Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, janë dy emrat e rinj në Qeverinë Kurti.

Kryeministri u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të dy zëvendësministrat.

Deri më tani, me vendim të kryeministrit, janë emëruar 21 zëvendësministra.