Albin Kurti emëron 3 zëvendësministra nga radhët e LDK-së (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti i ka emëruar 3 zëvendësministra të LDK-së, pas propozimeve që i kanë ardhur para dy ditësh nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti ka emëruar Ismet Beqiri zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Florian Dushin, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ende nuk ka përfunduar në tërësi procesi i emërimeve të zëvendësministrave nëpër të gjitha ministritë.

Koalicioni LVV-LDK janë dakorduar që t’i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe rreth 35 zëvendësministra.

https://kallxo.com/krypometer/albin-kurti-e-trash-rrenen-per-zevendesministrat/