Ilustrim

Posedimi i narkotikëve, arrestohen tre persona në rajonin e Gjilanit

Në Gjilan e në Viti, të hënën gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve, në dy raste të ndara.

Sipas raportit 24-orësh policor, në Viti rreth orës 16:10 janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur një sasi e narkotikëve.

Policia ka thënë se të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policorë gjatë arrestimit, e më pas të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i po të njëjtës vepër penale ka ndodhur në Gjilan.

PK, rreth orës 22:15 ka arrestuar një burrë pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar 3.8 gram marihuanë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.