Politikani italian preket me coronavirus

Nicola Zingaretti, kryetar i Partisë Demokratike të Italisë, një nga partitë qeverisëse kombëtare, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Zingaretti, i cili është edhe president i rajonit të Lazios, e dha njoftimin përmes një video në Facebook, raporton The Guardian.

“Pra, ka mbërritur, edhe unë kam coronavirus. Unë jam mirë, dhe për këtë arsye jam në karantinë në shtëpi. Nga këtu, unë do të vazhdoj të bëj atë që mund të bëj. Familja ime po ndjek gjithashtu protokollet dhe Autoriteti Lokal Shëndetësor po kontakton njerëzit që kanë punuar ngushtë [me mua] ditët e fundit për të bërë kontrolle. Unë gjithmonë kam thënë ‘mos u frikëso’ dhe se ne do ta luftojmë këtë”, është shprehur ai.

Zingaretti është politikani i parë kryesor italian, i konfirmuar me coronavirus.

Dy këshilltarë në Lombardi, rajoni verior i goditur nga virusi, testoi pozitiv javën e kaluar dhe një oficer policie që është pjesë e ekipit të sigurisë për Matteo Salvini, drejtuesi i lidhjes, i cili doli pozitiv me Coronavirus të premten.

Italia po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq në Evropës nga virusi, me 4 mijë e 636 raste të zbuluara që nga mbrëmja e së premtes, sipas shifrave zyrtare.

Nga ta 197 njerëz kanë vdekur dhe 523 njerëz janë shëruar.

Italia deri më tani ka realizuar 36 mijë e 359 testime.

Përhapja e virusit është duke dëmtuar rëndë ekonominë italiane, me paralajmërime se vetëm sektori i turizmit mund të pësojë humbje prej 7,4 miliardë eurosh gjatë këtij tremujori.

Rritet numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi