Ilustrim

Rritet numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 197 pas rritjes më të madhe ditore të vdekjeve që nga fillimi i përhapjes së virusit, raporton BBC.

Zyrtarë italianë kanë thënë se  49 njerëz kanë vdekur në 24 orë, ndërsa më shumë se 4 mijë e 600 raste janë raportuar në total.

Në këtë shtet janë është shënuar numri më i madh i vdekjeve që kanë ndodhur jashtë Kinës, prej kur virusi u shfaq në dhjetor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se afro 100 mijë njerëz në të gjithë botën janë infektuar nga Coronavirusi.

Ndërkaq, më shumë se 3 mijë njerëz kanë vdekur – shumica prej të cilëve në Kinë.

Dje në Serbi është konfirmuar një rast me këtë virus, përderisa në Kosovë dhe Shqipëri disa raste të dyshuara kanë dalë negative.