Policia rrethon parkingun në lagjen 'Emshir' në Prishtinë - VIDEO

Një gjuajtje me armë nga persona ende të panjohur dyshohet se ka ndodhur para pak qastesh në lagjen Kalabria e re” (Emshir) në Prishtinë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe e ka bërë sigurimin.

Ende nuk dihet se kush janë të përfshirë në këtë rast.

KALLXO.com është në vendin ku ka ndodhur rasti, ende nuk ka konformim nga Policia se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe as kush mund të jetë personi, apo personat e përfshirë në këtë rast.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, mirëpo deri në publikimin e lajmit ende nuk ka pranuar përgjigje.