Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia po heton vdekjen e një qytetari në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e një qytetari në Pejë.

Sipas njoftimit të PK-së, më 22 qershor 2023, rreth orës 21:08 është raportuar se një burrë është gjetur i vdekur.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia njoftoi se rasti po vazhdon të hetohet.