Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia po heton vdekjen e një personi në Podujevë

Një rast i iniciuar si hetim mbi vdekjen e mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore në Podujevë po hetohet nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh policor, lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia ka thënë se në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura.