Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia po heton dy raste të vdekjes, një në Lipjan dhe një në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke hetuar dy raste të vdekjes që dyshohet se kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës më 14 maj.

Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 05:46 Policia e Kosovës është njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës njoftohet se e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor, përderisa është thënë se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës dje kishte thënë se personi pa shenja jete, 30-vjeçar, është gjetur në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ajo kishte treguar se njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti i dytë i një vdekje që po hetohet nga Policia e Kosovës është ai në Lipjan, që raportohet se ka ndodhur më 14 maj, rreth orës 15:45.

Policia ka thënë se një burrë është gjetur pa shenja jete dhe se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prishtinë, një 30-vjeçar gjendet i vdekur në një hotel