Prishtinë, një 30-vjeçar gjendet i vdekur në një hotel

Një person 30-vjeçar është gjetur i vdekur në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30-vjeç” – ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se aktualisht Policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Sipas Ahmetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.