Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Besnik Dautaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Besnik Dautaj i kërkuar për veprat penale mashtrim dhe vjedhje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar fletarrest për Besnik Dautaj, i lindur në vitin 1988 në fshatin Shtupel të Klinës.

Policia në Pejë ka vënë në dispozicion numrat e telefonit, 192 dhe 080019999 për të gjithë ata që kanë informacione për të dyshuarin ose 039 432 327.