Policia në Ferizaj nis hetim për veteranët e rrejshëm

Sektori i Hetimeve në Ferizaj ka filluar hetimin e rastit të veteranëve të rrejshëm.

Sipas policisë, hetimi ka filluar pasi që policia ka siguruar aplikacionin në emër të dyshuarit, i cili me qëllim të përfitimit persona, ka aplikuar si veteran lufte.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas aplikimit, ka përfituar statusin e veteranit.

Në lidhje me këtë rast, policia në Ferizaj ka bërë të ditur se me vendin të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.