Policia ndalon një person për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë dhe për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Bistricë të Leposaviqit pasi i njëjti dyshohet se në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit me iniciale G.P., organet e rendit kishin vërejtur medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti është iniciuar si ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandimi me mallra’.