Policia ndalon kamionin me 25 viça, dyshohet të jenë të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prevallë të Prizrenit kanë kontrolluar një kamion ku kanë hasur në 25 viça të cilët dyshohet se janë kontrabanduar.

Në këtë ngjarje, Policia ka identifikuar tre persona të dyshuar: A.K., 41 vjeçar, K.B., 45 vjeçar dhe R.R., 27 vjeçar.

“Tre të dyshuarit lirohen në procedurë rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka thënë se gjatë procedurave policore është kuptuar se viçat e gjetura në kamionin me targa vendore ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se këta viça janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.