Policia ndalon dy persona në Fushticë të Drenasit

Policia e Kosovës i ka ndaluar dy persona në fshatin Fushticë të komunës së Drenasit.

Rasti është cilësuar si prishje e rendit dhe qetësisë publike, në të cilin kanë qenë të përfshirë dy persona.

“Rreth orës 07:00, është raportu për një rast, i cili ka ndodh në fshatin Fushticë të Drenasit, ku dyshohet se janë përfshirë dy persona. Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë intervistuar, dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, përderisa rasti është iniciuar Prishje e rendit dhe qetësisë Publike, i cili nuk ndërlidhet me zgjedhjet”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për KALLXO.com