Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia konfiskon një armë me 8 fishekë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 8 fishekë, nga një person i dyshuar në fshatin Butovc të Prishtinës.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur me 21 gusht rreth orës 23:50.