Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për mashtrim - FOTO

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një personi të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë.

Personi i kërkuar është Ilvaim Zimmerli Gashi, 42 vjeç, nga fshati Sferkë i Klinës.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]