Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari nga Deçani

Policia e Pejës me qëllim lokalizimin e rrjedhimisht edhe arrestimin ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për një person të dyshuar.

Personi i kërkuar është Malë Sejfijaj, 34 vjeçar, nga fshati Gllogjan në Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale “lëndim i rëndë trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë / E-mail adresa: [email protected]

Kjo është fotografia e personit në kërkim: