Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar një të dyshuar - FOTO

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi i cili po dyshohet për  vepren penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj’ .

Policia ka njoftuar se më 24 prill 2023, rreth orës 11:30 një ankues ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores në Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “kron daneze” në euro.

Sipas njoftimit, ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

Ankuesi, sipas Policisë, ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhëna gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqitur.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij” – thuhet në njoftimin e Policisë.