Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Pejës, personi i dyshuar është Milaim Ismet Jefkaj, 43 vjeçar, nga Deçani për vjedhje të rëndë dhe vjedhje.

I dyshuari sipas policisë është në kërkim nga Gjykatata Themelore  në Prizeren- dega Suharekё,

Gjykata Themelore në Gjakovё dhe Gjykata Themelore në Gjakovё- dega Malishevё.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në raport policor.