Ilustrim

Policia kap një person me marihuanë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti është kapur me narkotikë.

Sipas raportit 24-orësh të forcave të rendit, të dyshuarit i janë sekuestruar një sasi e marihuanës.

Rasti ka ndodhur në Prizren më 15.06.2024.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 6.38 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.