Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Vushtrri

Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij dje gjatë ditës në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për viktimës është raportuat se ai është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

KALLXO.com ka raportuar dhe dje lidhur me rastin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti kishte konfirmuar se familjarët kanë qenë ata që e kanë raportuar vdekjen e viktimës.

Vushtrri, një 85-vjeçar gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij