Vushtrri, një 85-vjeçar gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij

Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij gjatë orëve të mbrëmjes në Vushtrri.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë.

Zahiti tha se vdekjen e 85-vjeçarit e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve  është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre  është gjetur pa shenja jete viktima i moshes 85 vjeçar.  Njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të të cilit trupi i pajetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha ai për KALLXO.com.