Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në liqenin e Badovcit

Dje rreth orës 13:48 një burrë kishte raportuar për vërejtjen e një trupi të pajetë në Liqenin e Badovcit.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitë përkatëse kanë nxjerr trupin nga uji dhe në bazë të identifikimit të kryer, trupi i pajetë ka qenë i një femre kosovare.

Tutje, nga policia bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Badovcit