Foto: Facebook
Time Kadrijaj kërkon hetim ndaj Kurtit: Dyshojmë se u shërben agjendave armiqësore
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar hetim të pavarur nga aleatët e Kosovës ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ajo ka thënë se AAK-ja ka kohë që ka ngritur dyshime rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore
“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave! A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”- ka shkruar Kadrijaj.
Ajo ka thënë se shpreson që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi sipas saj, çdo lëvizje e Kurtit e shton dyshimin që ai është i kapur nga armiqtë e Kosovës.