Foto: Denis Sllovinjai/KALLXO.comdefault

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Badovcit

Një trup i pajetë është parë në mes të liqenit të Badovcit pak orë më parë.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Policia, njësitë e të cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gjetjen e trupit të pajetë e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badovcit. Me të marrë informatë Policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KALLXO.com.

Sipas tyre, trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për obduksion.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.