Policia jep detaje për bastisjen në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një bastisje në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se është kryer bastisje në një lokacion, derisa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Sipas raportit, dy personave u është lënë ftesë për paraqitje në polici.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë,  konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave i’u është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot përsëri është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Sipas policisë, sulmi është bërë me armë zjarri, por që deri më tash përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për ndonjë zyrtar të lënduar.

Kjo është e gjashta herë që Policia e Kosovës është sulmuar në veri të vendit derisa sulmi i parë ishte bërë më 13 prill.

Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri