Policia jep detaje për aksidentin në Fushë-Kosovë

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident mes tri veturave paraditen e sotme në Fushë-Kosovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, dy nga tre veturat e përfshira kanë qenë të parkuara.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara)Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.