Policia jep detaje për aksidentin mes motoçikletës dhe një veture në Gjakovë

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes një motoçiklete dhe një veture që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për KALLXO.com ka bërë të ditur se të lënduarit janë drejtuesi i motoçikletës dhe një pasagjer në motoçikletë, të cilët janë trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën ‘Bardhyl Çaushi’ në Gjakovë. Të lënduarit pas trajtimit në spitalin e Gjakovës, janë lëshuar, pasi kanë pasur lëndime të lehta” – ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Aksident në Gjakovë, përplasen një veturë dhe një motoçikletë