Aksident në Gjakovë, përplasen një veturë dhe një motoçikletë

Një aksident trafiku, gjatë të cilit janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë, ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Çaushi”, afër Gjykatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ambulanca.

Këto janë fotot e siguruara nga KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.