Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për aksidentet zingjirore në Vragoli

Tri automjete janë përfshirë në dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, të cilat kanë krijuar kolona paraditen e së enjtes në Vragoli.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për KALLXO.com ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë, ku janë përfshirë nga tri automjete në të dy aksidentet. Njësitet relevante policore kanë dalë menjëher në vendin e ngjarjes për tu marrur me rastet” – ka thënë Kelani për KALLXO.com.

Aksidente zinxhirore në Vragoli, kolona të gjata në trafik – FOTO