Policia identifikon fëmijët lëshosh-kërkues, viktima të mundshme trafikimi

Policia e Kosovës ka zbatuar një plan ku ka identifikuar fëmijët lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit.

“Gjatë realizimit të këtij plani (24 deri më 28 tetor 2022), janë identifikuar 33 fëmijë lëmosh- kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë), po ashtu janë identifikuar edhe 27 lëmoshë kërkues të rritur (16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë). Numri i përgjithshëm i lëmosh-kërkuesve ka qenë 60 lëmoshë kërkues” – thuhet në njoftim.

Policia ka iniciuar 18 rate penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ ndaj 22 të dyshuarve.

“Të gjithë fëmijët lëmosh-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz” – thuhet në fund të njoftimit.