Policia: Grabitje nën kërcënimin e revoles në Mitrovicë të Jugut

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një burrë ka njoftuar Policinë se janë ndaluar nga dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e revoles i janë grabitur para të gatshme një personi.

Viktima tha se të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia tregoi se nuk është raportuar për të lënduar dhe se rasti është në hetime.