Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia gjen kamionetën e vjedhur në komunën e Skenderajt

Policia e Kosovës ka gjetur një kamionetë të cilën e kishte raportuar si të vjedhur më 3 dhjetor një burrë nga fshati Rezallë e Re e Skenderajt.

Më 3 dhjetor, zyrtarët policorë kanë hasur se persona të dyshuar kanë vozitur kamionetën e cila kishte të ngarkuar një traktor.

“Të dyshuarit, kanë braktisur kamionetën dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa kamioneta i është kthyer pronarit” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, rasti është duke vazhduar në hetime.