Personi iArrestuar Ilustrim

Rrahje mes një burri e tri grave në Prishtinë

Katër persona janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

Policia ka arrestuar një burrë dhe tre gra shtetase të Shqipërisë. Të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Burri dhe njëra nga gratë sipas policisë janë bashkëshortë.

Tutje në raportin e policisë thuhet edhe se të njëjtit kanë marrë edhe lëndime trupore e më pas kanë marrë edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje ndërsa tre të dyshuarat gra janë liruar në procedurë të rregullt.