Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e një sasie të arit

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes, kanë ndaluar të dyshuarin A.M. shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në Han të Elezit i janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara sasi e arit 580 gramë.

“Policia e Kosovës konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri,është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij”- thuhet në njoftimin e Policisë.

“Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram)”- thuhet më tej në njoftim.

Tutje, sipas Policisë, ari i fshehur, i padeklaruar, është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës, e cila po merret me procedura të mëtejme.