INTERPOL - Foto: REL/Shutterstock

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar shtetas gjerman, kërkohej nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës njofton se Njësia FAST-ILECU sot ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.

Sipas Policisë, i dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50.

I njëjti dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

Policia thotë se për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse në pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla.

Policia e Kosovës thotë vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale).