Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia e Ferizajt shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik në një javë

Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1,006 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas Policisë, janë raportuar 30 aksidente, prej tyre 14 aksidente me lëndime, me 26 persona të lënduar dhe 16 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”- thuhet në apelin policor.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”- thuhet në njoftim.