Policia arreston tre persona në Podujevë, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona në Podujevë, nën dyshimin se të njëjtit janë sulmuar mes vete.

Sipas Policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ne veturën e njërit nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet që është përdorur në rast.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit tre te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.