Ilustrim

Policia arreston 5 persona të dyshuar për rrahje në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Podujevë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se përmes një video-incizimi është konstatuar se pesë të arrestuarit janë përfshirë në një rrahje më 13 shkurt ndërsa dje, më 15 shkurt, kanë arritur t’i arrestojnë. Ndërsa një person tjetër vetëm është shoqëruar në stacion.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka sekuestruar dy boksa metali dhe një thikë.

Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.